Një autobus me futbollistë të rinj nga Gana ka rënë në lumë dhe për pasojë kanë humbur jetën gjashtë prej personave që udhëtonin në të. Lajmi është konfirmuar nga Federata Ganeze e Futbollit, që i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.
Fëmijët kishin shkuar të regjistroheshin në District Juvenile League, ndërkohë që viktimat janë të moshave nga 12 në 16 vjeç. Mediat lokale në Ganë raportojnë se ka edhe të tjerë persona në gjendje kritike, sikurse shkruan “Goal”.
Press Statement on Offinso accidenthttps://t.co/r5yJ8O9a2p
— Ghana Football Association (@ghanafaofficial) September 19, 2020
Online janë publikuar video të ndryshme, por nuk dihet nëse janë pikërisht të këtij aksidenti. Në autobusin kishte 36 fëmijë, ndërkohë që autoritetet shpjegojnë se aksidenti ndodhi për shkak se shoferi kishte qenë duke ecur mbi shpejtësinë e lejuar dhe më pas kishte humbur kontrollin e mjetit. /abcnews.al