Vetëdorëzohet dhëndri që kërcënonte të vetëvritej në Fier

schedule07:23 - 20 Shtator, 2020

schedule 07:23 - 20 Shtator, 2020

31-vjeçari Elton Meta, i cili kërcënoi se do të vriste veten, pas 5 orësh është dorëzuar.

Meta mësohet se ka pasur konflikt me të afërmit të bashkëshortes, që më pas e ka çuar drejt këtij vendimi.

Lexo edhe: Fieraku kërcënon me vetëvrasje, RENEA negocion me telefon, blindohet zona, snajperistët në pozicione

Policia sakaq e shoqëroi për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

Kujtojmë që mbrëmjen e së shtunës i riu ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënonte se do të vetëvritej. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, të cilët negociuan me të.

Fier/Informacion

Falë negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, dorëzohet shtetasi E. M.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.

31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

/abcnews.al/