Ylli i Bayern Munchen, Serge Gnabry, ka folur për mediat gjermane pas një ndeshje të shkëlqyer që bëri kundër Schalke, ku shënoi tripletë dhe ishte ndër më të mirët. Në fjalën e tij, numri 7 bavarez u shpreh: “Duam të bëjmë gjithçka për të fituar sërish. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi Bajerni dhe gjithmonë duam vetëm të fitojmë.
Fitimi i Champions-it ishte një moment që nuk do të harroj kurrë. Ishte një ëndërr e bërë realitet. Numri 7? Është një numër që është mbajtur veshur nga shumë lojtarë të mëdhenj. Është një nder i madh për mua që, duke nisur nga ndeshja e parë, do të kem mbi shpinë numrin shtatë.
Sigurisht që objektivi është të bëj më mirë se sezoni i fundit, gjithmonë në aspektin personal. Jemi një skuadër e kompletuar dhe me ardhjen e Sanesë, jemi bërë akoma më të fortë. Do të jetë më e lehtë për mua të shënoj dhe të jap asiste për shokët e skuadrës.
Duam të fitojmë gjithçka edhe këtë sezon. Mendoj që shanset janë reale, edhe pse skuadrat e tjera në Europë gjithashtu janë forcuar. Do të jetë diçka e bukur të luash sërish për trofeun më të rëndësishëm në botë për klube”, u shpreh Gnabry/abcnews.al