Dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur këtë të shtunë si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në News York.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një feste në oborrin e një banese në qytetin e Rochester, në veri të New York-ut.
Shefi i Përkohshëm i Policisë, Mark Simmons, në një deklaratë për mediat është shprehur se viktima janë dy të rinj një djalë dhe një vajzë të moshës 18-22 vjeç.
Ndërkohë të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje. e.su./abcnews.al