Bayern Munich ka qenë i një tjetër planeti sezonin e fundit. Triumfi në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë nuk përbëjnë lajm, kurse fitorja e Champions League për të gjashtën herë normalisht bëri bujë për shkak se bavarezët eliminuan në çerekfinale Barcelonën me rezultatin 8-2.
Fituesit e tripletës e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë, duke mposhtur me rezultatin e thellë 8-0 skuadrën e Schalke 04. Për ta ishte fitorja e 22-të radhazi, duke barazuar rekordin e Carlo Ancelotti me Real Madrid në vitin 2015.
Bayern has just equalized Carlo Ancelotti’s Real Madrid record of most consecutive victories by any club in Europe’s top 5 leagues (22).
A win against Sevilla would mean a new world record. pic.twitter.com/E9iWDl1BZ5
— Der Kaiser™️ (@DerKaiserBM) September 18, 2020
Vetëm dy fitore larg është rekordi absolut, që mbahet nga brazilianët e Coritiba FC. Ata kanë marrë 24 fitore radhazi dhe Bayern për ta thyer këtë rekord duhet të mposhtë si fillim Sevilla në finalen e Superkupës së Europës, kurse më pas Hoffenhaim dhe Borussia Dortmund në Bundesliga. /abcnews.al