U godit me shkop bejsbolli nga djali i viktimës në Durrës, një i plagosur në spital edhe nga “rivalët”

schedule22:13 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:13 - 18 Shtator, 2020

Rëndohet bilanci i përplasjes mbrëmjen e sotme në Durrës me shkopinj bejsbolli dhe armë, që përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur.

Në spital përpos djalit të viktimës, Erald Gjini ka shkuar edhe një tjetër nga familja me të cilën u konfliktuan, Erik Tatozi. Policia e Durrësit njofton se ai është paraqitur me plagë në Urgjencën e Spitalit Durrës, ndërsa më pas u dërgua te Spitali i Traumës për ndihmë të specializuar.

Konflikti ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa nga përplasja mes dy familjeve fillimisht me sende të forta dhe më pas me armë, humbi jetën Armando Baboçi 39 vjeç, ndërsa i plagosur në spital është i biri Erald Gjini 19 vjeç, djali ka ndryshuar mbiemrin.

Por si nisi konflikti mes dy familjeve? Fillimisht ka qenë djali i Armando Baboçit, që ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi, shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra.

Gjashtë anëtarët e familjes Tatozi, mes të cilëve është edhe autori që qëlloi me armë janë shoqëruar nga policia. Dy familjet janë banorë të lagjes nr. 13 dhe ngjarja ndodhi në rrugën ‘Pavarësia’ poshtë një pallati./ db/Abcnews.al