Dejan Kulusevski mezi po pret të debutojë në ndeshje zyrtare me Juventusin. “Xholi” suedez i repartit sulmues, i cili i kushtoi 40 milion eurove bardhezinjve, është prezantuar përpara tifozëve të rinj. 20-vjeçari ofensiv ka një dëshirë të madhe për të shfaqur cilësitë e tij dhe prek disa tema në konferencën për shtypin.
DEBUTIMI – “Ndeshja me Sampdorian është shumë e rëndësishme, jam gati të luaj nëse trajneri vendos të më aktivizojë. Mezi po pres të debutoj me Juventusin. Kam ardhur këtu për t’u përmirësuar dhe për të fituar trofe. Dua të fitoj çdo ndeshje, edhe në stërvitje”.
RONALDO – “Cristiano është fantastik. Jam me fat që do të mësoj nga ai. Është një tip simpatik dhe bisedon me të gjithë. Sa herë që flet më mua është si benzinë. Ndihem me shumë fat që do të luaj përkrah tij, shpresoj ta ndihmoj sa më shumë”.
LEXO EDHE: “Çfarë talenti, zbavitem duke e parë”, CR7 thur elozhe për blerjen e Juves
POZICIONI I PREFERUAR – “Pyetje e bukur. Kam luajtur realisht në shumë pozicione: në mesfushë, në rolin e numrit 10-të, sulmues krahu, sulmues i dytë dhe si pykë. Varet edhe nga ndeshjet por ndihem komod në të gjithë rolet. Trajneri Pirlo e di më mirë se ku do të më vendosë”.
IBRAHIMOVIC – “Zlatan ka hapur dyer që nuk i kishte hapur askush më parë në Suedi, ka qenë gjithmonë idhulli im. Të gjithë e dimë atë që ka bërë në karrierë. Kam qenë një moment i rëndësishëm kur më shkroi dhe biseduam së bashku. I vogël nuk e besoja kurrë se do të vinte dita të përballesha me Ibrën”.
JUVENTUSI – “Këtu çdo ditë është si një luftë. Të gjithë ta vënë në pah nëse nuk je i përqendruar 100%. Kur futesh në fushë duhet t’i harrosh të gjithë gjërat e tjera, nuk mund ta mbash mendjen diku tjetër. Do të jap gjithçka për të fituar bashkë me skuadrën”.
PIRLO – “Ai është një trajner fantastik, njësoj siç ishte si futbollist. Është i qetë, flet shumë dhe të ndihmon pa masë. Jam me fat që e kam trajner. Më jep gjithmonë këshilla të vogla, por nga ata që bëjnë diferencën”. /abcnews.al