Turqi, moti i keq shkakton përsëri përmbytje në Ankara

schedule11:53 - 21 Maj, 2018

schedule 11:53 - 21 Maj, 2018

Reshjet e dendura të shiut kanë goditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë duke shkaktuar problem të shumta. Vërshimet e ujit që goditën disa pjesë të qytetit bllokuan plotësisht trafikun. Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar pasi shumë automjete dhe biznese janë prekur nga përmbytjet.  Autoritetet kanë zhvilluar operacione për shpëtimin e qytetarëve që ndodheshin në automjete kur shpërthyen vërshimet e ujit. Problemet kryesore janë regjistruar tek nënkalimet, ku janë mbledhur sasi të mëdha uji. Instituti meteorologjik paralajmëron popullatën lokale se reshjet mund të zgjasin deri në orët e para të së martës. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa kundër vërshimeve të ujit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!