Një çift i martuar për 46 vjet kanë kaluar shumë sfida së bashku duke përfshirë, Covid-19 dhe kancerin.
Robert dhe Janice Beecham pothuajse nuk arritën të festonin përvjetorin e tyre së bashku këtë vit pasi Robert filloi të përjetonte simptoma të koronavirusit. Mushkëritë e tij ishin të mbingarkuara, ai kishte të dridhura dhe e humbi ndjenjën e shijes, shkruan Dailymail.
Sëmundja ishte një tjetër goditje, duke qenë se Janice kishte probleme shëndetësore vetë dhe ishte gati t’i nënshtrohej kimioterapisë pas operacionit për kancerin e gjirit.
Ndërkohë, që ajo po priste trajtimin e saj të parë me kimioterapi kur burri i saj u sëmur. Megjithëse Janice nuk mund ta vizitonte për shkak të pandemisë, për Robertin kujdeseshin mjekët.
Kështu çifti u shëruan dhe shpëtuan të dy duke arritur të festonin përvjetorin e 46-të të martesës. l.k/abcnews.al