Reperi i njohur, Capital T, ditë më parë zbuloi edhe titujt e tetë këngëve të pjesë së dytë të albumit të tij, “Skulpturë”. Teksa po shijon suksesin e këngëve të fundit dhe albumit në ardhje, Capital T po tregohet mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.
Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga pushimet, ku ka vënë në pah figurën e tij muskulore. Ai është shumë i përkushtuar ndaj ushtrimeve në palestër, dhe ka qenë gjithmonë i komentuar për arritjet e tij në fizik.
“Ditët e fundit të verës, ka qenë një kohë e mirë, tani koha për t’u trashur pak”, ka shkruar Capital T përkrahë fotos.
https://www.instagram.com/p/CFPk-lihweZ/?utm_source=ig_embed
Ndërkohë, komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për trupin e tonifikuar. l.k/abcnews.al