Nga Leontina Nika
Ëndrrat e këputura në mes, dëshira për një jetë më të mirë, braktisja, kthimi tek rrënjët dhe motivet tradicionale, pa lënë mënjanë, lirizmin, poetizmin dhe bukurit e natyrës, këto janë ngacmimet e artistëve këtë vit në pranverën e vonuar.
“Pranver Art” ka ardhur këtë herë në vjeshtë për shkak të pandemisë. Hijet e saj ndihen edhe në disa punime.
Skulptori dhe kuratori, Maksim Bushi, pranon se pandemia e vuri në pikëpyetje realizimin
“Ne e themi me shaka që ngelëm në pranverë dhe po japim provimet në vjeshtë. Pandemia na bëri që ta shtyjmë ekspozitën”, thotë ai.
Ndryshe nga shumë fusha, arti pamor, karantinimin e ka pjesë të tij, të paktë janë artistët që janë marrë drejtpërdrejt me pandeminë, më tepër ajo vjen nëpërmjet metaforës.
“Vërtet kanë qenë në atë laboratorin e tyre për ta përballuar. Shumë pak janë ata që janë marrë me temën e Covid”, thekson Bushi.
Kësaj here, vihet re pjesëmarrja e emrave të rinj, krah Lec Shkrelit, Anastas Kostandinit, Buron Kacelit apo Llazar Tacit.
Skulptorja Juli Miftari, vjen me një tematikë sociale dhe aktuale që është braktisja.
Bushi thotë se cilësia është kriter pranues për brezin e ri. Prezantimi i tij, kësaj here është një kompozim me titull vetmohimi.
Ekspozita “Pranverart”do të qëndroi e hapur deri më 25 shtator në muze. /abcnews.al