Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 24-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje Q. M.,
Ndërkaq, policia njofton se bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.
Në pranga ka rënë K. M., 28 vjeç, banues në Fier.
Njoftimi i policisë:
Identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.
U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al