KE, ultimatum Shqipërisë për dëbimin e mësuesve turq: Zbatoni konventat ndërkombëtare!

schedule13:40 - 17 Shtator, 2020

schedule 13:40 - 17 Shtator, 2020

Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me refuzimin nga autoritetet shqiptare të kërkesave të turqve të njohur si mbështetës të Lëvizjes Gylen.

E pyetur nga gazetarja Erisa Zykaj, zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero-Hernandez kërkoi nga autoritetet shqiptare që të respektojnë konventat ndërkombëtare në lidhje me personat që i rrezikohet jeta dhe shëndeti në vendin e origjinës.

“Ne presim me vendosmëri që Shqipëria të mbështesë parimet e procesit të rregullt gjyqësor dhe detyrimet e saj ndërkombëtare, veçanërisht në perputhje me konventën e Gjenevës të 1951 për refugjatët”, u shpreh ajo për Abc News.

Shqipëria dëboi disa muaj më parë duke shkelur konventat ndërkombëtare turkun Harun Çelik, i cili kërkoi azil politik në Shqipëri me argumentin se përndiqej në vendin e tij të origjinës.

Sapo mbërriti në Turqi ai u burgos nga autoritetet turke.

Një ditë më parë, iu refuzua azili edhe turkut tjetër Selami Simsek, i cili gjithashtu është shprehur se i rreziohej jeta në Turqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!