Një i infektuar me koronavirus te Spezia. Klubi i ngjitur në Serie A ka testuar futbollistët e afruar së fundmi dhe një prej tyre ka dalë pozitiv pas tamponit. Mes lojtarëve të testuar ka qenë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.
Para pak ditësh ai mbërriti në Itali dhe me gjasa më parë ka paraqitur edhe rezultatet e testit të COVID-19 për të fluturuar drejt vendit fqinj. Klubi i Spezia nuk ka saktësuar se cili prej futbollistëve është infektuar, por thekson se ai nuk ka pasur kontakt me pjesën tjetër të skuadrës dhe është izoluar direkt.
“Gjatë ekzaminimeve rutinë që u nënshtrohen blerjet e fundit, bazuar në rregullat e reja, një prej testeve ka treguar se një prej futbollistë është i infektuar me COVID-19. Ai nuk ishte përfshirë ende me grupin dhe momentalisht është asimptomatik.
Personi në fjalë u vendos menjëherë në karantinë dhe do të monitorohet vazhdimisht, sipas protokollit”, shkruhet në njoftimin që ka bërë klubi i Ardian Ismajli, në sajtin zyrtar. /abcnews.al