Greqia qendrore dhe ishujt në Jon janë vënë në gjendje alarm për shkak të ciklonit që pritet të godasë vendin duke filluar nga sot pasdite dhe nesër, kohë në cilën pritet të arrihet kulmi, shkruan abcnews.al.
Meteorologët kanë parashikuar edhe rrugën që do të kalojë cikloni, i cili pritet të ndajë Greqinë përgjysmë duke u futur në brendësi të vendi përmes Patras dhe më pas Athinës duke zbritur më pas në ishuj për tu përplasur në Kretë.
Lexo edhe: Alarm në Athinë, kryeqyteti grek pritet të jetë në “zemrën” e ciklonit Mesdhetar
Cikloni që me shpejtësi ere deri në 200 km/h u formua në lindje të Maltës duke u ngjitur më pas për në veri në drejtim të detit Jon.
Specialistët presin që cikloni të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm në Greqi krahas erës së fortë dhe breshërit në zona të caktuara.
Lexo edhe: Cikloni i madh në Jon, si do të ndikohet Shqipëria
Gjatë ditës së djeshme, abcnews.al raportoi duke iu referuar Meteoalb se cikloni nuk pritet të shkaktojë dëme në Shqipëri, përveç shirave të rrëmbyeshëm lokalë dhe vranësirave.
Abcnews.al ju fton të ndiqni LIVE përmes satelitit rrugën që do të ndjekë cikloni.