Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Alarm në Athinë, kryeqyteti grek pritet të jetë në “zemrën” e ciklonit Mesdhetar

schedule13:31 - 16 Shtator, 2020

schedule 13:31 - 16 Shtator, 2020

Greqia është në alarm për shkak të ciklonit që pritet të godasë vendin duke filluar nga nesër pasdite dhe të premtes, kohë në të cilën pritet të jetë kulmi i saj.

Siç raportojnë mediat greke, clikoni me emrin “Ianos” nisi në jug të detit Jon duke rrezikuar seriozisht disa qytete greke, përfshi Athinën siç paralajmërojnë meteorologët.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Greqisë ka shpërndarë një buletin urgjent të parashikimit të motit duke i bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë mjaft kujdes.



Lexo edhe: Cikloni i madh në Jon, si do të ndikohet Shqipëria

Madje, meteorologët grekë parashikojnë duke parë trajektoren e ciklonit që Athina në jetë në qendër të tij duke rrezikuar të shkaktojë dëme të medha materiale.

Parashikohet gjithashtu që pasi të futet në tokën greke, cikloni të vijojë për në ishujt në Egje duke rrezikuar edhe Kretën dhe zonat përreth.

Turqia gjithashtu është në alarm prej ciklonit pasi sipas meteorologëve turq, vetëm nesër mund të përcaktohet trajektorja e plotë.

Ndërkohë, cikloni pritet të ketë efekte minimale në Shqipëri duke shkaktuar vetëm erëra dhe shira lokalë në disa zona të vendit, kryesisht në jug dhe jug-lindje sipas meteoalb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!