Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit në detin Jon, në pjesën veriore të tij, dhe si rezultat i krijimit të një cikloni me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, me qëllim parandalimin e çdo situate, ka bërë thirrje për bashkëpunim me të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.
Sipas Drejtorisë Detare të gjithë këto subjekte, duhet të marrin masa për të qenë të sigurt për të parandaluar çdo rrezik për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Mësohet se era në këtë zonë do të jetë me shpejtësi deri në 60 milje në orë, dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5 m dhe perioda 8s.
Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:
“Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!
Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s . Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Siguria juaj prioriteti ynë!”.
N.D./abcnews.al