Manastirliu: Askush nuk do të orientojë qytetarët për ilaçe në farmaci

schedule13:15 - 19 Maj, 2018

schedule 13:15 - 19 Maj, 2018

Spitalet kanë nisur shpalljen e listës së barnave që kanë në dispozicion në shërbimin e urgjencës. Një mënyrë kjo për të bërë transparencë ndaj qytetarëve dhe ndalimin e orientimit të tyre për të blerë alterantiva të ilaçeve që duhet të sigurojë spitali në farmaci.

Ministrja e Shëndetësisë ishte në spitalin rajonal të Durrësit për të parë furnizmin me ilaçe. Manastiriliu i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo mjek apo infermier që i drejtojnë për t’i blerë në farmaci.

“Nuk ka asnjë arsye që me buxhetin që shpenzojnë spitalet për barna këto të mungojnë. Pacientët duhet të dinë se barnat bazë janë të garantuara në çdo spital dhe nëse dikush i thotë për të marrë barna jashtë spitalit, kanë në dispozicion numra telefoni për të denoncuar çdo rast”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë./abcnews.al