Gjatë një interviste për mediat serbe, presidenti Aleksandër Vucic deklaroi se Prishtina ka në dispozicion paratë dhe mbështetjen e fortë të perëndimit. Ai pranoi se Serbia do e ketë të vështirë të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Unesco.
Procesi i votimit në Unesco për anëtarësimin e Kosovës, nuk do të jetë i lehtë për Serbinë, por nuk do të jetë i lehtë as për Prishtinën. Ka qenë kjo deklarata e presidentit serb Aleksandër Vucic, në një intervistë për mediat serbe.
Kreu i shtetit serb tha se liderët kosovarë vazhdojnë të lobojnë në Nju Jork, ku marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, dhe për ta bërë këtë ata kanë paratë dhe mbështetjen e perëndimit në dispozicion.
Sipas Vucic, Kosova po mbështetet në këtë iniciativë nga fuqitë e mëdha perëndimore, që kanë pranuar dhe njohur pavarësinë e vendit. Por, ai shton se nuk do e nënvlerësojë këtë fakt por as do e mbivlerësojë.
Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeminsitrit të Kosovës ramush Haradinaj se Prishtina ka votat e duhura për anëtarësimin në Unesco, Vucic theksoi se deklarata vjen në një kohë që Serbia po përpiqet që të gjejë zgjidhje për Kosovën dhe Metohinë. Sipas tij kjo tregon se disa në botë dhe në rajon nuk po tregohen të sinqertë dhe duan ta vendosin Serbinë para një fakti të kryer.
I pyetur për takimet e tij në Nju jork dhe për vizitat e Donald Trump dhe Emanuel Macron në Serbi, Vucic tha se presidenti i Francës dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijnë në Beograd. Por vizita e tyre do të ndodhë pas mbërritjes së avionëve ushtarakë serbë MIGS që Rusia ia ka dhuruar Serbisë.
Por para se të ndodhë e gjithë kjo, në Beograd do të jetë për një vizitë zyrtare presidenti turk Erdoan.
Reagon presidenti serb Vuçiç
schedule15:09 - 22 Shtator, 2017
schedule 15:09 - 22 Shtator, 2017