I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak është shprehur sot se në takimin e nesërm, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin minoritar.
Në një postim të tijin në Twitter, Lajcak shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek këto tema.
“Presidenti Vuçiç e kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator të ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin minoritar. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diksutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin minoritar në ditët në vijim,” shkruan Lajcak në postimin e tij. s.b/ abcnews.al/
Pres Vučić & PM Hoti agreed their negotiators will follow up on settlement of mutual financial claims & arrangements for non-majority community. Both topics are v.complex.That’s why we will discuss financial claims tomorrow & arrangements for non-majority community in coming days
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 16, 2020