Reagon Daçiç ndaj Pacollit

schedule15:03 - 22 Shtator, 2017

schedule 15:03 - 22 Shtator, 2017

Ministri jashtëm serb Ivica Dacic ka reaguar pas deklaratave të ministrit të jashtëm kosovar Pacolli. Ky i fundit tha se Prishtina ka votat e duhura për anëtarësimin në Unesco, ndërsa Dacic deklaron se kjo nuk është e vërtetë
Ivica Dacic ministri i jashtëm serb deklaroi se pretendimi i Prishtinës se ka arritur të mbledhë votat e duhura për anëtarësimin në Unesco, është i rremë dhe një gënjeshtër e madhe.
Dacic tha se në të gjitha takimet që ai dhe presidenti serb Vucic, kanë pasur në Nju Jork ku ndodhen për asamblenë e përgjithshme të OKB-së, kjo temë është diskutuar.
Agjencia serbe e lajmeve, beta, citon ministrin e jashtëm serb, i cili tha se ministri i jashtëm kosovar Pacolli dhe presidenti Hashim Thaci, do të humbasin sërish në votimin e rradhës në Unesco ashtu si ndodhi dhe dy vjet më parë. Dacic theksoi se një numër i madh vendesh, mike të Serbisë, jo vetëm që nuk kanë ndryshuar qëndrim për anëtarësimin e Kosovës në Unesco, por disa vende të tjera kanë ndryshuar qëndrimin e tyre suke mos e mbështetur më Kosovën. Më saktë vendte që abstenuan në votimin e 2015-ës, sipas tij pritet që herën e ardhshme të vootjnë kundër.
Minsitri i jashtëm deklaroi se nëse Prishtina do të provojë dhe njëherë votimin në Unesko për tu bërë vend anëtar, duhet të përgatisë kërkesën deri në mesin e muajit tetor. Konferenca e përgjithshme e Unescs do të mbahet në muajin nëntor, ndërsa mbledhja e rradhës pas dy vitesh në 2019-ën. Dacic tha se deri tani nuk ka asnjë të dhënë se Prishtina ka aplikuar, dhe kjo tregon se ka frikën e humbjes, dhe se ai nuk i rekomandonte që të hidhin kandidaturën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!