Bill Gates tregon se kur do të përfundojë pandemia

schedule10:10 - 16 Shtator, 2020

schedule 10:10 - 16 Shtator, 2020

Gjashtë muaj pas pandemisë Covid-19, mund të jetë e vështirë të kujtohet jeta para  koronavirusit. Pra, kur mund të përfundojë pandemia në mënyrë që gjërat të kthehen në normalitet?

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është shprehur se pandemia do të marrë fund në vitin 2022.

Në një intervistë për “New York Magazine”, Gates thekson se nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga autoritetet, numri i viktimave në SHBA, do të kthehet në nivelet e mëparshme.

Aktualisht ka më shumë se 170 vaksina që po zhvillohen në të gjithë botën, 31 prej të cilave kanë nisur testet klinike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Gates tha se vaksina e Pfizer është e vetmja që teorikisht mund të marrë licencën e përdorimit emergjent deri në fund të tetorit.

Gates deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontradiktore në lidhje me vaksinat.

“Për sa i përket kërkimeve ata dhanë më shumë para, se sa të gjitha shtetet e tjera së bashku”, ndërsa për prodhimin e vaksinave për vendet e varfra “ata nuk po bëjnë asgjë”.

“Unë ende shpresoj që kjo administratë ose një tjetër do t’i kushtojë rëndësi kësaj çështjeje”, tha Gates.

Gjatë intervistës së tij, ai sulmoi edhe Trump: “Administrata nuk bashkëpunon me OBSH-në. Nuk jam dakord me këtë vendim, e konsideroj diçka të gabuar”.

Themeluesi i Microsoft thekson me keqardhje se shumë nga deklaratat e Trump, kanë krijuar bindjen se është kundër suksesit të fazave eksperimentale të disa vaksinave. s.ba/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!