Forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s po zhvillojnë kontrolle në malësinë e Krujës. Abcnews.al mëson se në orët e para të mëngjesit ka pasur një numër të madh policësh e makina policie, ku sipas burimeve do të kontrollojnë të gjithë territorin e fshatrave në malësinë e Krujës.
Po ashtu kontrolle do të kryhen edhe në fshatrat e Njësisë Administrative të Niklës, pasi kanë marrë informacione se ka parcela të mbjella me bime narkotike.
Aksioni do të përqendrohet në fshatrat Nuaje, Bruz, Bruz madh, Mafsheq, Cudhi e Qafë Shtame. Janë rreth 65 parcela që do të ekzekutohen sot sipas një burimi jo zyrtar. g.v/abcnews.al