Shënjestra e atentatit të sotëm Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë, pas një shpërthimi me tritol e vendosur në makinën me të cilën udhëtonte, në zonën e “Vasil Shantos”, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Arben Zenelaj, Drejtori i Spitalit të Traumës, njoftoi për ABC News se Gjini, 51 vjeç, ka marrë plagë të shumta në gjymtyrë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme.
LEXO edhe: Atentati me tritol tek “Vasil Shanto”, zbardhen pistat hetimore
Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.
Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.
N.D./abcnews.al

