Kontratat e gjata në modë, Bylisi prezanton portierin kampion

schedule19:39 - 15 Shtator, 2020

schedule 19:39 - 15 Shtator, 2020

Pano Qirko nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur me një tjetër klub të Superiores. Portieri nga Vlora ishte pjesë e Tiranës sezonin e fundit, teksa fitoi fitimin e titullit kampion me bardheblutë.

21-vjeçari u nda në mënyrën e duhur me drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe sezonin e ardhshëm do e shohim në Ballsh. Qirko ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Bylis.

Zyrtare, Pano Qirko, portieri vlonjat i Shpresave U-21, firmos për 3 vitet e ardhshme, duke u bërë pjesë e Bylisit dhe u prezantua sot nga presidenti Besnik Kapllanaj ne kompleksin ‘BYLIS’.

Qirko është një portier me të ardhme dhe në Superiore ka luajtur me Flamurtarin e Tiranën. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë“, lexohet në komunikatën e Bylis. /abcnews.al