U dënua me 15 vite burg, Domart Konjari letër ambasadës franceze: Vendim i padrejtë!

schedule11:13 - 15 Shtator, 2020

schedule 11:13 - 15 Shtator, 2020

Gjykata e Posaçme dënoi dje me 15 vite burg Domart Konjarin. Ai ndodhet prej katër vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale: “trafik droge’, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “pastrim parash”, “falsifikim dokumentesh” dhe “tentativë për të korruptuar policinë”.

Ndërkohë, pas vendimit të GJKKO, Konjari i a dërguar një letër ambasadës franceze në Tiranë, ministrisë së Drejtësisë, KLGJ dhe KPK.

Konjari e cilëson vendimin e djeshëm si të padrejtë, ndërsa në letrën e  përgatitur nga avokatët e tij, Alban Brengasi dhe Elton Hyseni bëhen me dije “shkeljet e pretenduara të Konventës  se te Drejtave te Njeriut, shkeljen e Konventave Nderkombetare, shkeljen e të drejtave kushtetuese, shkeljen e të drejtave proceduriale dhe ligjore të kryera si nga ana e Prokurorise së Posacme Kundra Korupsionit dhe Krimit të Organizuar në  ngritjen e akuzës ashtu edhe nga ana e Gjykatës se Posacme Kundër Korupsionit dhe Krimit te Organizuar nëgjykimin e cështjes penale ne ngarkim te te pandehurit z.Domart Konjari’.

Ai shkruan se GJKKKO dje dha një vendim penal të paprecedent, vendim që sipas tij ka minuar të drejtat themelore të njeriut. Konjari deklaron se konkluzionet e avokatëve nuk u lexuan në seancën e dhënies së vendimi dhe se Gjykata dje ka ka dhënë një vendim pa praninë e tyre.

Po ashtu në letrën e tij, Konjari kërkoj nga mediat të cilat kanë pasqyruar më datë 14.09.2020 lajmin e dhënies të këtij vendimi të përgënjeshtrojnë lajmet e tyre reth akuzave, të cilat i quan të rreme.

LEXO EDHE:Gjykata e Posaçme dënon me 15 vite burg Domart Konjarin

Ambasada Franceze duhet të reagojë për këto shkelje të të drejtave themelore të njeriut në dëm të Z.Domart Konjari pasi Shteti Francez e ka pajisur me Statusin e Refugjatit këtë shtetas, dhe si rrjedhojë ka për detyrë ti ofrojë një mbrojtje në bazë të Konventave Ndërkombëtare të përmendur në këtë material.

Më poshtë po paraqesim dhe Diskutimeve Përfundimtare të mbrojtes për këtë proces gjyqësor të cilën Gjykata nuk na e dha mundësinë ta paraqesim pranë saj:

  • Ne shtetin Francez eshte nisur procedimi penal dhe eshte gjykuar shtetasi Domart Konjari ne mungese te tij dhe ne mungese te nje avokati te zgjedhur prej tij, duke i mohuar keshtu nje prej te drejtave themelore te Konventes Ndekombetare te te Drejtave te Njeriut.
  • Te njejtin veprim procedurial ka kryer edhe autoritetet shqiptare, nga ana e prokurorise prane gjykates per krimet e renda nuk i eshte komunikuar akuza ne ngarkim te te pandehurit Domart Konjari si dhe nga Gjykata e Posacme dt.14.09.2020 i eshte mohuar te pandehurit dhe avokateve te zgjedhur nga ai e drejta per te paraqitur Konkluzionet Perfundimtare, duke dhene nje vendim fajesie ne mungese te tyre”, thuhet mes të tjerash në letër.

Konjari u arrestua në nëntor të 2015, në pikën kufitare të Kapshticës me pasaporte të falsifikuar. Por ai u lirua 5 muaj më vonë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për mangësi në dokumentacion.

Togat e zeza i ndryshuan masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Asokohe reagoi ashpër ndaj drejtësisë shqiptare ambasada franceze, në Tirane, pasi ky shtetas kishte llogari te hapura edhe me drejtesinë në Francë.

Kjo e detyroi ministrin e drejtësisë së kohës Ylli Manjani që të kërkonte ndjesë për vendimin e gjykatës së Apelit. Prokuroria atë kohë i kishte bërë rekurs vendimit te apelit, por gjykata e Lartë e rrëzoi duke i dhënë të drejtë shkalles se dytë të Krimeve të Rënda.

Sipas prokurorisë, Domart Konjari bashkëpunonte me francezë, spanjollë dhe marokenë në trafikun e kokainës.

Domart Konjari akuzohet për 7 episode trafiku në shtetin francez përgjatë viteve 2011-2013. Por prokuroria ka dyshime ende të pafaktuara që ai mund të ketë kryer trafik droge edhe pas këtyre viteve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!