Mbappe-Real Madrid, AS: Si mund të transferohet verën e ardhshme

schedule10:38 - 15 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 15 Shtator, 2020

300 milion euro dhe asnjë cent më pak. PSG verën që shkoi qartazi tregoi se Kylian Mbappe mund të shitej vetëm për shifrën e duhur, që normalisht asnjë klub nuk do të ishte gati ta ofronte. Pas 30 qershorit të vitit 2021 gjërat mund të jenë ndryshe, por sërish kampionët e Francës e kanë në dorë të ardhmen e sulmuesit.

Real Madrid është klubi që shikohet si favorit për ta transferuar Mbappe, një objektiv të kahershëm të madrilenëve. Këtë verë klubi spanjoll nuk ka shpenzuar dhe mund të ketë mundësinë të shpenzojë për një nga lojtarët më të mirë në botë.

Mbappe tani është i pjekur dhe dëshira e tij për t’u bashkuar me idhullin e tij, Zinedine Zidane, është e madhe, madje e shikon Realin si klubin ku ai mund të bëhet më i madh dhe mund të fitoje trofe. Barcelona dhe Liverpool janë opsionet e tjera për sulmuesin, por që kanë më pak shanse për ta transferuar francezin.

Pengesa kryesore për Real Madrid është shuma që do të kërkojë PSG. Duke qenë se Mbappe i ka kërkuar klubit të tij largimin verën e ardhshme, besohet se për shitjen e tij do të kërkohet një shifër e arsyeshme. Spanjollët janë në gjendje të paguajnë nga 120 deri në 150 milion euro. Një shifër më e lartë do e largonte nga gara e të presë qershorin e vitit 2022, për ta marrë falas dhe me një pagë 40 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!