EMRI/Gjendet i vrarë në makinë 33-vjeçari në Rrogozhinë

schedule07:46 - 15 Shtator, 2020

schedule 07:46 - 15 Shtator, 2020

Një 33 vjeçar është gjetur i vrarë në makinën e tij në Rrogozhinë.  Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është Klevis Kapllani,i dënuar për drogë në Itali.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Abc News se 33 vjeçari kishte 2 vite që ishte kthyer në Shqipëri ku nuk rezulton të ketë pasur dhe konflikt me persona të tjerë.

Ndërkohë dyshimet paraprake janë se ngjarja mund të ketë ndpdhur për shkak të kaluarës së tij vendin fqinj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al