Mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, është prezantuar sot si afrimi më i fundit i skuadrës së Serie A, Spezia. Klubi i ri i mbrojtësit kuqezi u ngjit vetëm këtë sezon në elitën e futbollit italian, duke bërë një edicion shumë pozitiv vitin e shkuar në Serie B.
Një mundësi shumë e mirë për Ismajlin të tregojë vlerat e tij në një nga kampionatet kryesore europiane dhe ndoshta në kampionatin ku i kushtohet më së shumti rëndësisë në prapavijë.
Ismajli ka bërë ndeshje shumë të mira për ekipin e Hajduk Split në kampionatin kroat, duke i dhënë mundësinë vetes të luajë në Serie A. Tashmë, 23-vjeçari do të nisë një aventurë të re dhe mendohet se do të jetë titullar i padiskutueshëm te klubi italian./abcnews.al