Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, shpreson se këtë vit nuk do të vuajë nga dëmtimet. Veterani në një intervistë për “Sky Sport Italia” kërkon të ndihmojë bardhezinjtë në fushë si dhe ndalet tek Luis Suarez. Kujtojmë që sezonin e kaluar italiani qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në ligament.
“Ishte një vit i vështirë në aspektin personal dhe shpresoj që marrëdhënia ime me dëmtimet të ketë mbaruar. Ajo që shpresoj për sezonin e ri është që të jem i gatshëm të ndihmoj ekipin tim dhe të mos të dëmtohem. Do të jetë një kampionat i vëshitrë dhe i çuditshëm, pasi ende ka pasoja nga karantina e disa muajve më parë.
Gjithsesi ne jemi në një formë të shkëlqyer dhe mezi po presim që të fillojmë kampionatin. Suarez? Pirlo i tha të gjitha, kështu që unë nuk kam asgjë për të shtuar”, mbyll qëndërmbrojtësi i cili nuk kërkon të prononcohet rreth transferimit të Suarezit tek Juventusi. /abcnews.al

