Katy Perry është fotografuar për herë të parë në publik, që prej ardhjes në jetë të vajzës së saj Daisy Dove muajin e kaluar. Këngëtarja 35-vjeçare u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile, teksa fshihte format trupore pas lindjes.
Ylli i muzikës pop gjithashtu mbante një kapele për të shmangur vëmendjen e paparacëve. Kujtojmë që Perry u bë nënë për herë të parë në fund të muajit Gusht.
Këngëtarja dhe partneri i saj Orlando Bloom e konfirmuan lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie.
“Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, u shpreh çifti. xh.d/abcnews.al