Baftjar Nela përmbarues privat u qëllua me thikë mëngjesin e sotëm teksa kishte shkuar për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie në banesën e Aleksandër Camandioti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Sarandë. Baftjar Nela u dërgua në spital për të marrë ndihëm mjekësore.
Ndërkaq, bashkëshortja e Aleksandër Camandioti ka dhënë detaje për ngjarje. Vjollca Camandioti ka rrëfyer çfarë ndodhi mëngjesin e sot.
Ajo thotë se derë i trokiti përmbaruesi dhe ndërtuesi i pallatit.
“Dëgjuam që i bien derës me grushte dhe shqelma. U çuam, i tha burri kush jeni, çfarë doni. Jemi nga përmbarimi, edhe ai kësaj kompanisë. Firmos këtu tha se do ikni nga shtëpia. Ne jemi në Apel i thamë, kjo është një çështje shumë e ndërlikuar. Ai ndërtuesi i pallatit tha pabuka do ikni nga shtëpia ime”, tha ajo.
Më tej ajo shprehet se bashkëshorti në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë euro, me premtimin se do të merte dy apartamente kur objekti të përfundonte.
LEXO EDHE: Plagoset me thikë përmbaruesi privat në Sarandë
Po ashtu ajo thotë se nuk e ka parë që bashkëshorti të plagosë përmbaruesin.
Ndërkaq, Baftjar Nela nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2017 ai është ndaluar nga policia, pasi në kundërshtim me ligjin, ai i kishte bllokuar tre prona private, edhe pse vetë i ishte hequr licenca.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, pronat e bllokuara nuk kanë qenë në proces gjyqësor.
Kompania ndërtuse ka ngritur padi ndaj Camandjotit. Ndërkaq, policia në njoftimin zyratr për ngjarjen bënd të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë, si dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 7:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, shtetasi B. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë ushtrimit të detyrës si përmbarues privat ( ka shkuar te beje njoftim ) është goditur me thikë nga shtetasi A. C., 54 vjeç, banues në Sarandë.
Aktualisht shtetasi B. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al