Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Formulari idiotësi”, prindi i revoltuar në ditën e parë të shkollës: Nuk di kë mësues ka fëmija

schedule13:02 - 14 Shtator, 2020

schedule 13:02 - 14 Shtator, 2020

Me problematika të ndryshme ka nisur ky vit shkollor. Kjo për shkak se për të plotësuar nevojën e distancimit social prej Covid-19, disa prej nxënësve janë vendosur në klasa të ndryshme të hapura rishtas.

Një prind thotë se nuk e di kush është mësuesi i fëmijës së tij, ndërsa formularin e autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë e quan idiotësi.

“Sot është çorganizimi i organizuar. Nuk dimë kush është mësuesi. Turnet s’ia kemi idenë. Formulari është idiotësi me brirë. Më kanë thënë grupi i parë. Sot ma sorollasin në korridor”, shprehet një prind.



Ndërsa një prind përpiqet të jetë optimist, duke ia lënë mungesën e rregullit, faktit se është ende dita e parë dhe duhen edhe pak nga të mësuarit me normalitetin e ri.

“Ky është filimi pastaj të shikojmë se çfarë do bëjmë. Me rregullat kemi ecur”, thotë ai për gazetarin Maksi Rama./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!