Si sot një vit më parë, moderatorja e ëmbël Jonida Vokshi kurorëzoi dashurinë e saj me regjisorin Besnik Krapi. Ajo i tha “po” partnerit të zemrës në një ceremoni përrallore buzë detit, ku nuk munguan as personazhet e njohur të ftuar.
Pak minuta më parë, Jonida ka postuar në Instagram një foto nga ky moment, në të cilin duket se është kënaqur shumë.
“Si sot nje vit me pare, u kenaqa shume, po shume ne nje dasem, qe rezultoi te ishte e imja.
Faleminderit miq qe na e keni bere kete dite te paharruar.
Pacim edhe 100 pervjetore bashke zemer!”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.
Kujtojmë që çifti tashmë janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Emi. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFHGX9zMr7W/