Ditën e sotme fëmijët në të gjithë Shqipërinë filluan procesin mësimor. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë kujdesi për higjienën është edhe më i madh për shkak të pandemisë së Covid-19.
Mirëpo, duket se kjo ditë i ka bërë të gjithë nostalgjikë. Mes shumë personazhesh ka qenë edhe aktori i humorit, Bes Kallaku, i cili ka postuar në “Facebook” një foto nga dita e tij e parë e shkollës në Fushë Krujë.
Ai nuk ka nguruar të japë edhe një këshillë lidhur me arsimin në Shqipëri.
“Urime diten e pare te shkolles te gjithe atyre dashurive qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles.
At Zef Pllumi thoshte qe ketij populli i duhet ndrru truni, e truni ndrrohet vetem me mire arsimim dhe shkollim. (Foto nga dita ime e pare e shkolles ne F.Kruje). Zoti ju rujt!”, ka shkruar Besi krahas fotos. l.k/abcnews.al