Robert Aliaj flet për suksesin e së bijës: Nuk e kishim menduar The Voice, përjetova rilindje

schedule09:31 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:31 - 14 Shtator, 2020

Mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte Robert Aliaj për të folur për suksesin e së bijës, Galës në “The Voice Kids” në Belgjikë. Ai foli për ndjesinë dhe emocionin e veçantë që përjetoi kur e bija u shpall fituese.

“Është rilindja që ti përjeton, padyshim nuk e ekzagjeroj jeton me detaje situatat analoge por në nivele të ndryshme. Përjeton këto momente kaq të bukura.

Këto gjëra mi solli Gala, nuk ka gjë më të bukur sesa të ndjehesh babi i dikujt, është e madhe. Tani që e shijoj këtë dua t’jua uroj çdo babai në botë, në veçanti të gjithë baballarëve shqiptarë që t’ju jepet një mundësi e tillë. “, tha Roberti.

Gjithashtu ai u ndal edhe se si vendosi që Gala të aplikonte për të qenë pjesë e The Voice, teksa tha se gjithçka ishte spontane dhe se kishimin menduar që ajo të merrte pjesë në këtë spektakël.

“Mënyra se si Gala u regjistrua është atipike. Në një moment të caktuar Gala më tha se nuk po regjistrohej dot, dhe si përfundmi arriti jashtëzakonsisht në limit. Pati fat u regjistrua kot me një shoqen e vet. Nuk e kishim menduar The Voice.”, tha Roberti. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!