Berati është ndër qytetet që ka ruajtur më së miri distancën e sigurisë me nisjen e vitit të ri të shkollës.
Nxënësit e vendosur në oborrin e shkollës për të pritur orën e parë të mësimit janë kujdesur që të qëndrojnë në pikat e shënjuara në një distancë të përcaktuar nga autoritetet shëndetësore.
Por megjithatë prindërit vijojnë të jenë të shqetësuar. ” Nuk e dimë çfarë do bëhet, megjithatë i sollëm njëherë, të shohim tani”, shprehet një nënë./m.v. abcnews.al