Përmbaruesi privat Baftjar Nela është goditur me thikë në Sarandë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ai është plagosur në gjoks dhe aktualisht ndodhet në Urgjencën e spitalit Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Sarandë.
Sipas përmbaruesit, agresori ka qenë shtetasi Aleksandër Camandioti. Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve, ndërsa është konfliktuar.
Ndërkohë ende janë të paqarta arsyet se pse, Aleksandër Camandioti ndërmori këtë veprim ndaj përmbaruesit.
Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve. Baftjar Nela nuk është një emër një i panjohur.
Në vitin 2017 ai është ndaluar nga policia, pasi në kundërshtim me ligjin, ai i kishte bllokuar tre prona private, edhe pse vetë i ishte hequr licenca.
Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, pronat e bllokuara nuk kanë qenë në proces gjyqësor. g.v/abcnews.al