Aksidenti në Elbasan, shoferi që goditi automjetin ku udhëtonin katër vajzat ishte i dehur

schedule21:25 - 13 Shtator, 2020

schedule 21:25 - 13 Shtator, 2020

Abcnews.al mëson detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku humbën jetën dy vajza dhe u plagosën dy të tjera.

Njëra prej vajzave që ka ndërruar jetë ka qëndruar e bllokuar për disa minuta brenda në automjet, deri në ndërhyrjen e zjarrfikëses që i ka nxjerr ato një nga një.

Automjeti ” Volswagen” me targa AA 409 VE me të cilin ato po udhëtonin është përplasur nga një mjet tip “Benz” me targë AB 209 AD  që drejtohej nga Behar Pema.

Ky i fundit ka rezultuar i dehur në testin e alkoolit ( 093 mg/l testi i pare dhe 0.99 mg/ l testi i dyte). Ai është arrestuar nga uniformat blu.

Vajzat e përfshira në aksident janë të moshave të reja. Ndërsa makina me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të Denisa Dibrës, 26-vjeç./m.v. abcnews.al

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!