Anija e kërkimit kthehet në Antalia, ministri turk: Të hapur për dialog me Greqinë, por pa kushte

schedule21:06 - 13 Shtator, 2020

schedule 21:06 - 13 Shtator, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu është shprehur se Ankaraja është e hapur për dialog me Greqinë, por pa kushte. “Ankaraja është e hapur për dialog, por pa asnjë kusht. Nëse disa njerëz vendosin kushte në Turqi, ne gjithashtu kemi kushte dhe këto kushte do të duhet të plotësohen” tha ministri turk.

Ndërkohë që palët duket se po shkojnë drejt uljes në tryezë, pasi anija turke “Oruc Reis” është rikthyer në Antalia. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka vlerësuar si hap pozitiv këtë lëvizje. Tensionet mes Athinës dhe Ankarasë u përkeqësuan, pasi Turqia rinisi kërkimet për gaz dhe naftë pranë ishullit grek Kastellorizo.

Turqia dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!