Zyrtare: Një vlonjat largohet me falënderime nga Tirana

schedule14:26 - 13 Shtator, 2020

schedule 14:26 - 13 Shtator, 2020

Pano Qirko, portieri i ri vlonjat, nuk do të jetë pjesë e kampionëve në fuqi sezonin e ardhshëm. 21-vjeçari la Flamurtarin verën e shkuar dhe iu bashkua kryeqytetasve, me shpresën se do të kishte hapësira.

Pas një sezoni ku qëndroi në 12 përballje në stol dhe luajti vetëm një sfidë në kupë, Qirko ka zgjidhur kontratën me Tiranën dhe tashmë mbetet të shihet se ku do ta vijojë karrierën.

“Nga dita e sotme ju lajmëroj që nuk jam më pjesë e ekipit kampion të Tiranes dhe falënderoj presidentin Refik Halili për bashkëpunimin. Kemi kaluar një vit plot emocione dhe sakrifica, duke ulur kokën dhe stërvitur pa masë, por për fat të keq duke mos dhënë kontributin tim maksimal.

Falënderoj presidencën, stafin dhe gjithë lojtarët pa përjashtim. Ju uroj suksese në vazhdimësi. Me respekt, Pano Qirko”, shkruan portieri vlonjat në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al