Tottenham, Lazio dhe skenari i Milanit: Kumbulla në shënjestër

schedule11:26 - 13 Shtator, 2020

schedule 11:26 - 13 Shtator, 2020

Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Kjo është situata e Marash Kumbullës, të cilin Hellas Verona e vlerëson me 28 milion euro. Interi ishte klubi i parë në radhë për shërbimet e mbrojtësit të kombëatres shqiptare, por në Itali tani raportojnë se zikaltërit janë tërhequr disi.

Gjithsesi ka akoma shpresa, pasi Godin është drejt largimit dhe Kumbulla mund ta zëvendësojë. Lazio ndërkohë vijon të tentojë të bindë Veronën dhe deri më tani 20 milion euro dhe kartoni i Andre Anderson nuk kanë mjaftuar. Klubi i mbrojtësit kërkon edhe katër milion euro të tjera shtesë.

“L’Arena”, në artikullin e saj mban në lojë edhe Milanin. Kuqezinjtë thuhet se po veprojnë si me Sandro Tonali, të cilin e morën pasi u tërhoqën klubet e tjera. Kumbulla është në fokusin e tyre, por nuk kanë bërë ende asnjë ofertë. Një qendërmbrojtës e duan dhe i riu shqiptar është një opsion.

Veç klubeve italianë, në lojë fusin edhe anglezët e Tottenham. Edhe Mourinho e do një mbrojtës te skuadra e tij. Hellas Verona ndërkohë pret ofertën zyrtare, kurse Marash Kumbulla lexon e lexon pafund lajme rreth të ardhmes së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!