Merkato pa zhurmë: 10 milion € gati, Milani tenton një kroat

schedule10:27 - 13 Shtator, 2020

schedule 10:27 - 13 Shtator, 2020

Ditën e djeshme Milani zyrtarizoi blerjen përfundimtare të Ante Rebic nga Eintracht Frankfurt. Mesa duket kuqezinjtë janë shumë pranë transferimit dhe të një tjetër kroati në “San Siro”. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin e Bordeaux, Toma Basic.

Sipas raportimeve të mediave franceze, drejtuesit kuqezinj pritet të ofrojnë 10 milion euro për shërbimet e lojtarit dhe klubi francez do ta pranojë ofertën e “Djallit”.

Basic vuajti në fillimin e sezonit të kaluar, por më pas shkëlqeu duke qenë një nga lojtarët kryesorë të Bordeaux. 23-vjeçari u transferua në Ligue 1 në verën e vitit 2018 për shumën e 3.5 milionë eurove.

Që nga ajo ditë Basic numëron 41 ndeshje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar dhe 4 gola për francezët. Mbrëmjen e djeshme ai luajti 90 minuta në barazimin 0-0 kundër Lyon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!