Banorët e fshatit Vërdovë në Pogradec janë tronditur nga ngjarja e fundit, ku Blerim Bizgjoni abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare. Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka siguruar dëshminë e nënës së vajzës.
Nëna e të miturës ka kërkuar dënim maksimal për autorin. Ajo shprehet se vajzën e kishin lënë me mirëbesim tek autori dhe nuk e kishin menduar se ai do të abuzonte me 13 vjeçaren në mënyrë të tillë makabre.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Flet babai i të miturës së abuzuar në Pogradec: Blerimi vinte shpesh tek ne
“Ne e kishim besuar vajzën atje, sepse rrinte me vajzën e tij dhe gruan. E kishim lënë me mirëbesim. Mirpo vinte vajza e mërzitur, e pyesja çfarë ke me mami? Nuk shprehej, pasta më tregoi.
Ne kishim njohje të vjetra, ai erdhi në shtëpi dhe më tha (para dy vitesh) ku e ke burrin se do ti gjej punë. Pas kësaj bisede familja jonë u njoh më shumë me të. Në njohje e sipër na tha se vajza jote i ka krahët tek unë, do ta mbroj unë, do ta ushqej, laj dhe vesh unë’, është shprehur nëna.
Më tej ajo rrëfen se vajza ka shkuar në shtëpi e tmerruar.
“Vajza mbrëmë (ditën e denoncimit) ka ardhur në shtëpi e tmerruar dhe si e çmendur më thotë mami lojta nga mendtë, e pyes se çfarë kishte por nuk shprehej. Nuk më tregoj çfarë ndodhte dhe mori policinë, iu tha kam një shqetësim të madh dua të më ndihmoni. Më thoshte vajza se ai donte ta godiste dhe përdhunonte. Për të rrahur e kish rrahur, por nuk tregonte sepse e dinte që s’kishte kush ta mbronte, babai se mbron dot”, shprehet ajo, ndërsa kërkon dënim për autorin.
“Unë kërkoj që ai të dënohet dhe të qëndrojnë larg nesh, të mos afrohen më atë familje nuk e dua. Ajo familje është e shkatërruar. Familje maskarenjsh, unë i dija të besuar. Kam nevojë për ndihmë edhe për ngjarjen që ka ndodhur por edhe burrit ti lidhin kempin. Jam e dëshpëruar e mërzitur kam shpresë vetëm tek shteti edhe vajza është e mërzitur dhe trishtuar është shumë keq”, ka deklaruar ajo.
Më herët, abcnews.al ka suguruar edhe dëshminë e vajzës në polici, e cila tregoi se mbahej afër nga Bizgjoni, i cili kishte abuzuar për herë të parë në muajin qershor.
E mitura ka rrëfyer se ishte shoqe me vajzën e Bizgjonit, gjë të cilën autori e ka shfrytëzuar për të abuzuar me 13-vjeçaren./abcnews.al