VIDEO/ Izraelitet në protestë, bllokojnë aeroportin për të ndaluar Netanyahun të shkojë në SHBA

schedule23:13 - 12 Shtator, 2020

schedule 23:13 - 12 Shtator, 2020

Protestuesit anti- qeveritarë kanë bllokuar rrugët e Jeruzalemit për të ndaluar Netanyahun të firmos marrëveshjen e e paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Anti-qeveritarët kanë bllokuar aeroportin ku pritet të kalojw kryeministri.

Ndërsa një grupim tjetër izraelitësh në SHBA pritet të protestojnë kundër marrëveshjes në ditët në vijim në Washington.

Jeruzalemi është përfshirë nga protesta masive kundër qeverisë së Netanyahut. Anti-qeveritarët po planifikojnë të bllokojnë hyrjen në aeroportin Ben-Gurion përpara nisjes së Kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai pritet të fluturojë në Washington këtë të dielë  për të nënshkruar marrëveshjen e paqes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe javën e ardhshme.

Sipas protestuesve, Netanyahu do të nënshkruajë një marrëveshje jotransparente dhe që shkel epërsinë strategjike të Izraelit.

Paralelisht me protestën në Jeruzalem, izraelitët që jetojnë në qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë të mblidhen në Uashington për të protestuar kundër Netanyahu ndërsa ai nënshkruan marrëveshjen.

Ndërkohë qeveria po parashikon një bllokim mbarëkombëtar javën e ardhshme për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Ndërsa opozitarët e kanë cilësuar këtë vendim si një dështim në menaxhimin e krizës së pandemisë./abcnews.al