VIDEO/ Triumf në miqësore për kuqezinjtë, Ante Rebic zyrtarisht “djall kuqezi”

schedule19:53 - 12 Shtator, 2020

schedule 19:53 - 12 Shtator, 2020

Milani ka fituar miqësoren e radhës. Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën 3-1 Brescian, në një takim ku mungoi Zlatan Ibrahimovic për shkak të një dëmtimi.

Franck Kessie, Lorenzo Colombo (goli i dytë radhazi në miqësore për sulmuesin e talentuar 18-vjeçar) dhe Samu Castillejo ishin autorët e golave të fitores për Milanit.

“Dallëndyshet”, që do të tentojnë rikthimin në Serie A, gjetën golin e nderit 15 minuta përpara fundit të ndeshjes. Ndërkohë, “djalli” ka zyrtarizuar blerjen e plotë të Ante Rebic.

Sulmuesi kroat, i cili kishte ardhur në huazim 2-vjeçar nga Eintracht Frankfurt shtatorin e vitit të kaluar, ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2025 me Milanin.

26-vjeçari shpërtheu në vitin 2020 dhe është golashënuesi më i mirë i kuqezinjve në sezonin e fundit me 12 gola të shënuar (11 në Serie A dhe një në Kupën e Italisë), teksa sezonin e ardhshëm ka zgjedhur të luajë me fanellën numër 12. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!