Zyrtare: I plotësohet dëshira, Taulant Xhaka firmos për 4 vite

schedule13:39 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:39 - 11 Shtator, 2020

“E kam thënë gjithmonë: nëse presidenti më ofron një kontratë deri në fund të karrierës time, unë do ta firmosja menjëherë. Qëllimi im është ta mbyll karrierën time me Basel. Nuk dua të luaj me asnjë klub tjetër.

Nuk kam frikë të luaj jashtë Zvicrës, por e kam theksuar gjithmonë se ndihem rehat këtu. Ofertat normalisht i shikoj, por siç e thashë më parë, nëse Basel më jep një kontratë, e firmos direkt”. U tha, u bë. Dëshira e Taulant Xhakës plotësohet.

Mesfushori i Basel ka nënshkruar kontratën e re me klubin zviceran dhe ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Zërat për një kalim te Besiktas në Turqi tani nuk mund të përhapen më, pasi Xhaka gjtë gjithë kohës i ka pasur idetë e qarta.

Në dhjetë sezone ai është shkëputur nga Basel vetëm për 18 muaj dhe prej vitit 2013 është pjesë e rëndësishme e formacionit të skuadrës së tij, duke dhënë kontribut në fitimin e pesë titujve kampion dhe tre kupave të Zvicrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!