OBSH: Pezullimi i testeve për vaksinën AstraZeneca, një kambanë alarmi

schedule11:40 - 11 Shtator, 2020

schedule 11:40 - 11 Shtator, 2020

Pezullimi i vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një pjesëmarrës u sëmur nuk duhet të demoralizojë studiuesit por të shërbejë si një “kambanë alarmi” për ta, tha të enjten shkencëtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Kjo është një thirrje për t’u zgjuar se ka ulje dhe ngritje në testet klinike dhe se ne duhet të jemi të përgatitur,” tha Soumya Sweaminathan në një konferencë virtuale nga Gjeneva.

 

https://www.facebook.com/WHO/videos/751453742311648/

“Ne nuk duhet të demoralizohemi. Këto gjëra ndodhin.”

Qeveritë janë në pritje të një vaksinë për ti dhënë fund COVID-19, e cila ka shkaktuar më shumë se 900,000 viktima dhe trazira ekonomike globale, dhe OBSH kishte cilësuar AstraZeneca, si vaksinën më premtuese.

Sidoqoftë, kompania pezulloi testet klinike në fazën e 3 këtë javë pasi një pjesëmarrës në Britani dyshohet se ka mieltin e dobët akut.

“Është një garë kundër këtij virusi dhe është një garë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Nuk është një garë midis kompanive dhe nuk është një garë midis vendeve,” shtoi shefi i urgjencave të OBSH Mike Ryan.

Më shumë se 27.95 milion njerëz janë infektuar globalisht. Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkhove tha se një kombinim i faktorëve po ndihmon në uljen e shkallës së vdekshmërisë në Europë, duke përfshirë gjurmimin e rasteve.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili të enjten bëri apel për mbledhjen e fondeve në 38 miliardë dollarë, për të luftuar COVID-19, nuk pranoi të komentonte mbi deklaratën që Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte minimizuar rreziqet e virusit ndërsa kritikonte reagimin e OBSH-së./s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!