Louis Van Gaal, trajneri i njohur holandez, prej tre vitesh nuk drejton një ekip, por kjo nuk e shmang dot nga dhënia e mendimeve në lidhje me zhvillimet që ndodhin ditët e sotme. Serie A ka qenë në fokusin e tij në një intervistë të dhënë. Pirlo si trajner, De Ligt dhe kalimi i Suares te Juventusi, në fokusin e një specialisti.
“Pirlo ka qenë një lojtar i mirë, por kjo nuk do të thotë që është i destinuar të bëhet trajneri i shkëlqyeshëm. Unë dyshoj në cilësitë e tij si trajner, sepse ai kurrë nuk ka qenë trajner dhe ka mësuar gjithçka di si futbollist.
De Ligt ka mundësinë të përmirësohet shumë falë lojtarëve si Chiellini dhe Bonucci. Suarez? Te Barcelona ai mendonte vetëm për sulmin, si Messi. Te Juventusi do e niste nga e para, edhe pse është 33 vjeç”.
“A ka ndonjë trajner italian që më mahnit? Gasperini. Nuk e njoh, por ai luan sikur më pëlqen mua. Lojtarët e tij e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë”, është shprehur Van Gaal. /abcnews.al