Adonis Aliu kishte mbërritur në Tiranë dhe shpresonte që Partizanit t’i zhbllokohej merkato. Kjo nuk ndodhi dhe sulmuesi 19-vjeçar bëri prapaktheu.
I riu, i cili ishte pjesë e skuadrës së 2 Korrikut, mbrëmjen e djeshme është prezantuar në klubin e ri. Sulmuesi i është bashkuar Llapit dhe do tentojë të shënojë rregullisht në Ipko Superliga e Kosovës.
Aliu është edhe pjesë e Kosovës U19 dhe bëhet fjalë për një futbollist me perspektivë, për të cilin pritshmëritë janë të mëdha. /abcnews.al
https://www.facebook.com/KFLlapi/videos/673278309943102/